Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim

Shiti 2 herë të njëjtin apartament, arrestohet noterja e shpallur në kërkim

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një notere, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamentet”. 57-vjeçarja, Majlinda Demollari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si notere, teksa ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Noterja ishte shpallur në kërkim disa javë më parë për 2 raste mashtrimi, ndërsa në pranga ranë dy persona të cilët bashkëpuan me Demollarin për falsifikim dokumentash.  Njoftimi i policisë:  Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet...