Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shiti 2 herë një apartament në Tiranë, kapet noterja, nis procedim penal
Foto ilustruese TIRANË- Majlinda Demollari, një notere që ofronte shërbim në Tiranë, është kapur nga Policia e Shtetit. Demollari ishte shpallur në kërkim në Korrik 2025, pasi rezulton se ka shitur një apartament dy herë. Për veprën penale "shpërdorim detyre", 57-vjeçarja po procedohet në gjendje të lirë. "Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Për të njëjtin rast, janë vendosur në...