Shiste kokainë në Mamurras dhe zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Shiste kokainë në Mamurras dhe zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Policia ka arrestuar në Mamurras një 57-vjeçare, pasi shiste doza kokaine në këtë qytet dhe në zonat përreth. Mësohet se kjo shtetase ka precedent të mëparshëm për të njëjtën veprimtari kriminale. Nga kontrollet u sekuestruan 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja: M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin....
Burimi: Opinion.al