Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimeve, arrestohen 2 të rinjtë në Lushnjë (EMRAT-VIDEO)

Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimeve, arrestohen 2 të rinjtë në Lushnjë (EMRAT-VIDEO)

pamje nga arrestimi LUSHNJË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shisnin doza kokaine në zona të ndryshme në Lushnjë dhe posedonin sendet e kundërligjshme. Në pranga kanë rënë Eduart Sharka, 31-vjeç, dhe Skerdilajd Gjoni, 39-vjeç.  Sipas njoftimit të Policisë, 31-vjeçari dyshohet se shpërndante doza kokaine në qytet duke përdorur motomjetin me të cilin punonte për shpërndarjen e porosive të ushqimit. Ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasi lënde të dyshuar kokainë, armë zjarri dhe celularë.  Njoftimi: Finalizohet, pas disa muajsh hetime, operacioni i koduar “Motoristi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë. Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas...