Shijak/ Sekuestrohen dy armë zjarri dhe mbi 32 mijë euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Shijak/ Sekuestrohen dy armë zjarri dhe mbi 32 mijë euro në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia zbuloi dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një shumë prej 32 500 eurosh. Operacioni policor, i koduar “Baza”, u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve të siguruara nga policia se një shtetas mbante armë zjarri pa leje. Në kuadër të veprimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes së paligjshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak organizuan ndërhyrjen për verifikimin e informacionit. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili, si...