Shijak, arrestohet 32 vjeçari. Kapet me armë pa leje, sekuestrohen dy automatikët dhe mbi 32 mijë euro

Shijak, arrestohet 32 vjeçari. Kapet me armë pa leje, sekuestrohen dy automatikët dhe mbi 32 mijë euro

Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin e koduar “Baza”, të drejtuar kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Duke u bazuar në të dhënat e inteligjencës policore, policia ka organizuar dhe ka kryer kontrolle në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale: dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili dhe shuma prej 32.500 eurosh. Shtetasi A. I. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkaq, materialet procedurale u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprimet e mëtejshme. Njoftimi...