Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shihni videon e aeroplanit që bën ulje emergjente në aeroportin e Birminghamit, anulohen dhjetëra fluturime
Qindra udhëtarë mbetën të bllokuar të mërkurën, më 6 gusht, në Aeroportin e Birminghamit, pasi një aeroplan i vogël u detyrua të bënte një ulje emergjente, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të pistës për disa orë. Incidenti ndodhi rreth orës 13:40 me orën lokale. Sipas autoriteteve, të gjitha fluturimet u pezulluan përkohësisht, duke rezultuar në të paktën 25 anulime drejt destinacioneve të ndryshme evropiane. Aeroplani Beechcraft B200 Super King Air, që ishte nisur drejt Belfastit, pati probleme me sistemin e uljes dhe u detyrua të ulej pjesërisht pa rrota. Sipas Policisë së West Midlands, në bord ndodheshin tre persona, të cilët morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa njëri prej tyre pësoi lëndime të lehta. Si pasojë e ngjarjes, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve...