Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shih çfarë ka bërë ky”, Rama debaton sërish me kryebashkiakun e Vlorës për hapësirat publike
Edi Rama vijon të debatojë me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytet. Teksa ka vizituar sërish lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë ka kritikuar kreun e bashkisë duke iu drejtuar “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”. Ai kërkoi largimin e njësive të biznesit dhe lirim të hapësirave të zaptuara. Më herët, Rama qëndroi për 45 minuta në ambientet e bashkisë së Vlorë, ku shoqërohej nga Blendi Çuçi dhe ministri Vëngu, por edhe drejtues lokalë apo deputetë të sapozgjedhur.