Shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë – Zbrazet liqeni/ Kukësit të vjetër i dalin rrënojat
Thatësira e tejzgjatur dhe shfrytëzimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë sjellë rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Kukësit, i cili shërben si rezervuar për hidrocentralin e Fierzës. Prurjet e Drinit, që kanë zbritur nën 80 metra kub ujë në sekondë, ndërsa agregatet vijojnë të jenë në punë, kanë përshpejtuar uljen e nivelit të liqenit. Si pasojë, në sipërfaqe kanë dalë sërish rrënojat e Kukësit të vjetër. Në horizont dallohen ish-qendra e qytetit, monumenti i Zogut të Parë dhe bunari, ndërsa janë zbuluar edhe këmbët e urës së vjetër të Kukësit. Por tërheqja e ujit nuk ka vetëm pasoja historike. Ajo po dëmton edhe habitatin ujor. Qindra molusqe kanë ngordhur dhe kanë mbetur në brigjet e liqenit. Të dhënat zyrtare të...
Burimi:
syri.net