Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shfaqen për herë të parë, foto dhe video të reja zbulojnë lidhjen mes Trump dhe Jeffrey Epstein! Reagon presidenti amerikan
Pamje dhe fotografi të zbuluara rishtazi nga vitet 1990 hedhin dritë të re mbi marrëdhënien e hershme mes Donald Trump dhe Jeffrey Epstein, përfshirë pjesëmarrjen e këtij të fundit në dasmën e Trump në vitin 1993 dhe momente të tjera sociale të dokumentuara për herë të parë. Këto materiale arkivore përfshijnë foto nga dasma e Trump me Marla Maples në Hotel Plaza në Nju Jork, ku Epstein shihet i pranishëm. Deri tani, pjesëmarrja e tij nuk ishte e njohur për publikun. Gjithashtu, video nga një sfilatë e Victoria’s Secret në vitin 1999 tregojnë Trump dhe Epstein duke biseduar dhe qeshur...