Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherri Rusi-SHBA/ Ish-president rus provokon: Mos harro Mano Morta dhe filmat me zombie! Trump përgjigjet me zhvendosjen e nëndetëseve
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh verbale, me Presidentin amerikan Donald Trump që ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në “rajonet përkatëse”, pas deklaratave provokuese të ish-presidentit rus, Dimitry Medvedev. “Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të Medvedevit, që tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, kam urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore, nëse këto fjalë të rrezikshme janë më shumë se thjesht retorikë,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Ai shtoi gjithashtu: “Fjalët janë të rëndësishme dhe shpesh çojnë në pasoja të padëshiruara. Shpresoj që ky...