Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sherri për mandatin e deputetit, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur
Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur. Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit. Shkresa mbyllet me kërkesën që mandati t’i kaloj Adriatik Lapajt, si kandidati i renditur i pari me numrin më të lartë të votave në listën e hapur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka nisur një ‘luftë’ me distancë mes...