Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Pas sherrit të ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”,  Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe një 26-vjeçar. Sipas bluve të kryeqytetit, 26-vjeçari më iniciale G. K., ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen. Konkretisht ai është vënë në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Gjithashtu është identifikuar dhe shpallur në krim 28-vjeçari me iniciale Nj.P., pasi dyshohet se është përfshirë në konflikt. Vijojnë hetimet dhe kontrollet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar...
Burimi: Opinion.al