Burimi:
Top-Channel.tv

Sherri në Durrës/ Zbardhen detaje, katër persona u arrestuan pas përplasjes së dy automjeteve (EMRAT)
👁11161
Katër persona, 3 prej të cilëve vëllezër, u arrestuan, një person u shpall në kërkim dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pas një konflikti fizik të ndodhur pasditen e djeshme në Plazhin e Durrësit. Konflikti nisi pas përplasjes së dy automjeteve, ndërsa në sherr u përfshinë shumë persona. Në vijim të hetimeve dhe veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 3 vëllezërit Altin Kraci, 42 vjeç, Edison Kraci, 36 vjeç, Robert Kraci, 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer...