Sherri me thikë në Vlorë, dalin pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Sherri me thikë në Vlorë, dalin pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Konflikti i dhunshëm përfundoi me plagosjen me thikë të dy personave, mes tyre edhe 32-vjeçarit Kristi Kostandini. Policia gjithashtu ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 32-vjeçarin Indrit Halili, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë. Të plagosurit, Kristi Kostandini dhe një 39-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet. Kristi Kostandini ka dhënë një dëshmi të fortë për ngjarjen, duke treguar për momentet e tensionuara kur u sulmua. “Nuk e njihja fare. Ai erdhi te biznesi i shokut, sulmoi shitësen dhe...