“Sherr për inate personale”/ Vëllai i policit që u konfliktua me kamarierin: Ardiani u godit nga pronari i hotelit me 15 persona, ka dëmtime

“Sherr për inate personale”/ Vëllai i policit që u konfliktua me kamarierin: Ardiani u godit nga pronari i hotelit me 15 persona, ka dëmtime

Flamur Isufi është vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte ngatërruar porosinë, duke çuar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër. “Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im”, thotë vëllai i Arben Isufit, Flamuri. Pavarësisht se kamerat e sigurisë së lokalit fiksuan momentin e rëndë, kur oficeri i policisë jashtë shërbimit u përfshi në incidentin fizik me adoleshentin...