Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr në Sarandë, plagoset me tytën e pistoletës ish-efektivi i policisë
Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku si pasojë se ka mbetur i plagosur një ish-efektiv policie. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se në këtë konflikt janë përdorur armë të ftohta, dhe se ka pasur edhe të shtëna armësh në ajër. Ish-efektivi A.Veli mendohet se është lënduar me tytën e pistoletës. Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i...