Sherr në berberhane- Klienti plagos me thikë në zemër kursantin

Sherr në berberhane- Klienti plagos me thikë në zemër kursantin

PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhane, ku një klient është konliktuar për motive të dobëta me kursantin. Sherri ka degraduar në përdorimin e thikës, ku klienti pas debatit ka plagosur kursantin 25-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 25-vjeçari M.Shaka është qëlluar me thikë në zemër. I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve.  Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet...