Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherr në Allias, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri fqinjin e tij, e plagos në këmbë
👁9236
Vendngjarja TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Alliasit në Tiranë. 38-vjeçari Korado Teodori ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Dyshja janë fqinj me njëri-tjetrin dhe kanë debatuar këtë mëngjes, për motive të dobëta, por nuk janë zbardhur ende. Baci është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth...