Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, konflikti nisi mes çiftit, më pas ndërhyjnë familjet. Dy të plagosur, 4 të arrestuar
👁10700
Një përplasje e dhunshme mes dy familjesh shqiptare në Rethymno të Kretës ka përfunduar me dy të plagosur dhe katër persona të arrestuar. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Gjithçka nisi pas një konflikti brenda një çifti shqiptar. Situata doli jashtë kontrollit kur në sherr u përfshinë edhe familjarët e të dyja palëve, duke çuar në një përplasje të ashpër fizike. Dy persona mbetën të plagosur gjatë konfliktit, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën. Të dy të plagosurit janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve /vizionplus.tv