Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari
Një 23-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti këtë mëngjes në Tropojë. Policia njofton se Artur Buçpapaj, banues në Dojan, u paraqit i plagosur në spitalin e qytetit. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autor i plagosjes dyshohet Orgen Lataj, i cili është shpallur në kërkim. Mes tyre nisi një debat për motive banale, që degradoi në përdorimin e mjeteve prerës. Top Channel