Sherr mes dy burrave në Këlcyrë, policia nis hetimet

Sherr mes dy burrave në Këlcyrë, policia nis hetimet

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 61 vjeç dhe F. M., 70 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dje, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.