Sherr mes disa personave tek ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, Policia gjuan në ajër dhe…

Sherr mes disa personave tek ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, Policia gjuan në ajër dhe…

Disa persona janë përfshirë në një konflikt të çastit në Vlorë pranë zonës së ‘Ujit të Ftohtë’. Përplasja ka degjeneruar në konflikt fizik mes personave të përfshirë, ndërsa dyshohet se një prej tyre ka qenë me një mjet prerës, thikë me vete. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shuar konfliktin. Një prej personave të përfshirë është larguar me vrap, ndërsa për ta ndaluar policia ka goditur me pistoletë në ajër por ai ka vazhduar të vrapojë. Por ai është arrestuar nga efektivët disa metra më tutje, ndërsa të gjithë palët e përfshira janë shoqëruar në polici. Sakaq nuk ka persona të lënduar, si shkak i konfliktit fizik mes të përfshirëve.