Sherr mes adoleshentëve në Libohovë, ndërhyn policia

Sherr mes adoleshentëve në Libohovë, ndërhyn policia

POLICIA E SHTETIT  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Libohovë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe send të fortë, një 13-vjeçar, banues në Libohovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net