Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi
Një konflikt mes një shqiptari dhe një shtetasi grek ka përfunduar me përdorimin e thikës në një kantier ndërtimi në Glyfada të Greqisë. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Gennimata”, ku një 75-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se ka qëlluar me thikë një 65-vjeçar grek. Ky i fundit ka marrë plagë në qafë, brinjë dhe bark. Ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas raportimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas incidentit, 75-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Burimi:
javanews.al