Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr masiv në Librazhd, përplasen me grushte dhe sende të forta 4 vëllezër me 5 persona të tjerë, kamerierja e lokalit…
Një sherr masiv ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit këtë të enjte. Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas. Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë....