Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherr fizik mes oficerit dhe disa personave në Kukës
👁11212
Një oficer i Policisë Rrugore në Kukës është përplasur fizikisht me disa persona pasditen e sotme. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës së oficerit, pasi disa ditë më parë ka pasur sërish debate mes tyre. Deri më tani është identifikuar një prej personave të përfshirë në ngjarje, por nuk janë dhënë kredenciale nga ana e Policisë. Punonjësi blu është duke dhënë deklaratën e tij, teksa po punohet për kapjen e këtij personi dhe identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.