Shërbimi i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare nuk fillon sot- të përvetësosh atë që nuk të takon, është një ves i keq!

Shërbimi i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare nuk fillon sot- të përvetësosh atë që nuk të takon, është një ves i keq!

Nga Tritan Shehu  Dëgjoj të propagandohet se “sot KM inauguroi shërbimin e ri të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare” a “spitalin e ri” të tij! Së pari përshëndes rikonstruksionin e modernizimin e godinës ekzistuese të këtij shërbimi. Po vetëm kaq, aspak inaugurim i një “shërbimi të ri”, a “spitali të ri”, siç po trumbetohet nga Rama e fanfarat qeveritare. Ky shërbim, shumë i rëndësishëm e i vështirë daton shumë më herët. Ai mban prej shumë vitesh emrin e themeluesit të tij, të nderuarit e poliedrikut, Prof. Petrit Gaçe. Nuk u inaugurua sot një “spital”, as dhe një godinë e re për këtë shërbim. Është po e njëjta godinë e shërbimit, me po ato dimensione, e filluar së ndërtuari në fund të viteve 80-të, me iniciativën e Gaçes dhe...