Shënojnë nga një gol në secilën pjesë, nuk ka fitues në ndeshjen Dinamo-Teuta

Shënojnë nga një gol në secilën pjesë, nuk ka fitues në ndeshjen Dinamo-Teuta

Dinamo dhe Teuta janë larguar me nga një pikë nga stadiumi. Nuk pati fitues në përballjen mes tyre, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Gjinollari ishte ai që e dërgoi topin i pari në rrjetë dhe kaloi Teutën në epërsi në minutën e 17. Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Zabërgja ai që ktheu sërish baraspeshën me golin e shënuar në minutë ne 53-të. Me këtë barazim Dinamoja mbetet ende në vendin e dytë në renditje me 55 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Teuta pozicionohet e 8-a me 35 pikë gjithsej./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com