SHËNIM / Kujt t’ia japë dorëheqjen Rama?
Banditëve me maska që po shkatërrojnë institucionet publike dhe pronën private, hajnave që po vjedhin dyqanet e rrobave, të telefonave dhe bankomatet? Këta nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Këta përfaqësojnë një agjendë të qartë kundër popullit shqiptar. Ndërkohë, një e dhënë interesante: në protestat e dhunshme në qytetet veriore nuk ka pasur sulme të maskave ndaj pronës private. Besoj se e keni të qartë arsyen. Në veri ekziston edhe një ligj tjetër, përveç atij të shtetit: shkon e sulmon një biznes apo pronë private, por e lë kokën aty. (Blerim Latifi)
Burimi:
javanews.al