Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

Shembuj drejtësie nga Manastiri i vitit 1621-1623, sipas defterit osman të kadiut

Nga: Agron Islami Sllogani i administratës osmane ishte Drejtësia, për të cilën përgjegjës dhe mbikëqyrës kryesor ishte vet Sulltani i cili përfaqësonte autoritetin e të drejtit. Ndarja e drejtësisë bëhej nëpërmjet institucionit të gjykatës së sheriatit, të cilat përfaqësoheshin nga eminentët që në literaturë njihen si kadilerë. Kadiu i cili përzgjidhej për ta ndarë drejtësinë në kaza/qytet, dekretohej me “Berat” (dekret) nga ana e sulltanit osman. Kadiu kishte kompetenca në drejtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me anën ligjore në kaza, që nënkupton se mbikëqyrte dhe merrte vendime për të gjitha mosmarrëveshjet në mes qytetarëve, sikur vjen fjala: mbikëqyrte kontratat e shitblerjes; me kërkesën e qytetarëve bënte kurorëzime dhe shkurorëzime; ruante pasurinë e fëmijëve që mbeteshin pa prindër në moshë të re dhe,...