Shembjet në Theth vazhdojnë/ Policia dhe fadromat në terren edhe sot

Shembjet në Theth vazhdojnë/ Policia dhe fadromat në terren edhe sot

Vijon edhe sot në zonën e Thethit operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Nga pamjet e sjella nga gazetari i News24, Senad Nikshiqi, raportohet prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat janë vendosur në formacion sigurie përgjatë zonës ku po zhvillohet ndërhyrja. Po ashtu, në vendngjarje ndodhen mjete të rënda (fadroma), të cilat po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin. Kjo është dita e gjashtë e aksionit që ka nisur në bazë të...
Burimi: Sot.com.al