Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar, janë kabina pa themel
“Terror dhe krim të shëmtuar mbi banorët”, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, aksionin e IKMT-së në Theth për shembjen e kabinave që thuhet se janë ndërtuar pa leje. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se “asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xanun”, është tokë e trashëguar brez pas brezi” nga banorët e zonës, ndërsa shtoi më tej se ata nuk kanë shkelur ligjin e urbanistikës. “Asnjë pëllëmbë tokë nuk është “tokë e xanun” është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtetë në moszbatim të ligjit në tokë të tyre ka vendosur...