Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shembet një masiv gurësh në minierë, humb jetën 48-vjeçari në Bulqizë
👁12648
Një 48-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme brenda galerisë së një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës.Sipas uniformave blu, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në kohën kur është shembur një masiv gurësh. “Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë”, njofton policia.Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.