Shembet ndërtesa në Nju Dehli, dhjetëra studentë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja! Shikoni pamjet

Shembet ndërtesa në Nju Dehli, dhjetëra studentë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja! Shikoni pamjet

Një ndërtesë banimi në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, është shembur, ndërsa dhjetëra studentë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët okularë i thanë mediave lokale se deri në 50 persona ndodheshin brenda ndërtesës pesëkatëshe në lagjen Satya Niketan, në jugperëndim të Delhit, kur ajo u shemb rreth orës 13:30 me orën lokale (08:00 GMT) të dielën. Sipas televizionit NDTV, që citon policinë lokale, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Deri tani raportohet se janë shpëtuar gjashtë persona. Në bodrumin e ndërtesës, të njohur si ‘Hostel Daze’, e cila ndodhet pranë kampusit të Universitetit të Delhit, po kryheshin punime ndërtimi. Mendohet se shumë prej studentëve që banonin aty ndodheshin në dhomat e tyre në...