Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shembet godina në Vlorë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë ka vijuar këtë të premte aksionin në qytet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit ku janë konstatuar bllokime të trotuareve, rrugëve dytësore dhe shesheve publike nga struktura pa leje, mungese në dokumentacion etj. Mëngjesin e sotëm është shembur një godinë, që sipas IMT, ishte ngritur në hapësirë publike. Gjatë aksionit nuk ka patur kundërshtime nga banorët, ndërsa nga inspektoriati konfirmohet se janë evidentuar të tjera objekte të cilat pritet të shemben gjatë ditëve në vijim. Qëllimi i këtij aksioni është...