Shembet çatia e një klubi nate/ Bilanc tragjik, 27 të vdekur, mbi 150 të plagosur

Shembet çatia e një klubi nate/ Bilanc tragjik, 27 të vdekur, mbi 150 të plagosur

27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo, në Republikën Domenikane. Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë. Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë. Kjo tragjedi kujton ngjarjen në Kocan ku vdiqën 60 persona...
Burimi: Javanews.al