Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore, pason ndëshkimi i Francës prej 40 milionë eurosh

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore, pason ndëshkimi i Francës prej 40 milionë eurosh

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur gjigantin e modës “fast fashion” Shein me 1 milion euro për përdorimin e “mesazheve dhe pretendimeve mjedisore mashtruese dhe/ose të rreme”. Vendimi u bë publik të hënën dhe vjen vetëm një muaj pas gjobës së rëndë prej 40 milionë eurosh që Franca i vendosi kompanisë për ulje të rreme çmimesh dhe deklarata mashtruese për qëndrueshmërinë. Gjobën e fundit e mori kompania Infinite Styles Services Co. Limited, e bazuar në Dublin, e cila menaxhon faqen europiane të Shein. Sipas AGCM, përmes faqeve të saj online si https://it.shein.com dhe rubrikave promovuese si #SHEINTHEKNOW, evoluSHEIN dhe...