Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shefi i stafit të Zelenskyt takohet me Rubion, zyrtari ukrainas: Shkëmbyem mendime mbi takimin në Stamboll
👁5135
Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot se gjatë vizitës së tij në Uashington, u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. “Diskutuam situatën në vijën e frontit dhe nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën në fushën e mbrojtjes ajrore”, shkroi ai në një postim në aplikacionin Telegram. “Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi takimin me rusët në Stamboll, rrjedhën e mëtejshme të negociatave, shkëmbimin e ardhshëm të të burgosurve dhe rëndësinë e kthimit të të gjithë pengjeve dhe fëmijëve që janë rrëmbyer nga Rusia.”, përfundoi Yermak. Top Channel