Shefi i Pentagonit vihet në “siklet” në senat: Kush doni ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë?

Shefi i Pentagonit vihet në “siklet” në senat: Kush doni ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë?

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u gjend në vështirësi gjatë një seance dëgjimore të tensionuar në Senat, kur republikani Mitch McConnell e pyeti drejtpërdrejt se cilën palë dëshiron që ta fitojë në luftën në Ukrainë. Shefi i Pentagonit e tha hapur se Rusia është vendi agresor, por nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes së senatorit. “Siç e kemi thënë shumë herë, presidenti është i përkushtuar për paqen në këtë konflikt. Në fund të fundit, paqja është në interesin tonë kombëtar dhe ne besojmë se është në interes të të dyja palëve – edhe pse një rezultat i tillë mund...
Burimi: Top-Channel.tv