Shefi i Pentagonit: Financimi ushtarak për Ukrainën do të reduktohet në buxhetin e ardhshëm

Shefi i Pentagonit: Financimi ushtarak për Ukrainën do të reduktohet në buxhetin e ardhshëm

Financimi ushtarak për Ukrainën do të reduktohet në buxhetin e ardhshëm të Mbrojtjes. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, e pranoi këtë në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve. “Kjo administratë ka një pikëpamje shumë të ndryshme për konfliktin. Ne besojmë se një zgjidhje paqësore dhe e negociuar është në interesin më të mirë të të dyja palëve dhe në interesin më të mirë të vendit tonë”, theksoi Hegseth. Ulja e financimit do të thotë më pak armë për Ukrainën për të luftuar Rusinë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv