Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington ditën e nesërme. Ai pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pite Hegseth.  Lajmi u bë i ditur nga një njoftim zyrtar i NATO-s. Në deklaratë nuk jepet ndonjë arsye konkrete për vizitën e menjëhershme të Rutte në SHBA, por ajo vjen në një moment kur presidenti Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të rëndësishme” që pritet të bëhet publike ditën e hënë. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv