SHBA ZGJERON KONTROLLIN STRATEGJIK NË ARKTIK, TRUMP FIRMOS PAKTIN PËR GROENLANDËN

SHBA ZGJERON KONTROLLIN STRATEGJIK NË ARKTIK, TRUMP FIRMOS PAKTIN PËR GROENLANDËN

Groenlanda bëhet edhe më shumë pjesë e përplasjes strategjike në Arktik. Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur në Nju Jork një marrëveshje të re për sigurinë e territorit autonom danez, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara një rol më të madh në mbrojtjen e ishullit. Marrëveshja vjen pas muajsh tensionesh, gjatë të cilëve Trump ka folur vazhdimisht për rëndësinë strategjike të Groenlandës për sigurinë kombëtare amerikane. Megjithatë, dokumenti i ri nuk parashikon aneksimin e territorit nga Shtetet e Bashkuara dhe, sipas palëve daneze dhe groenlandeze, nuk prek sovranitetin e ishullit. Trump deklaroi se marrëveshja i jep Uashingtonit një rol të përhershëm në çështjet e sigurisë dhe njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara synojnë të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake në ishull. Shtetet e Bashkuara kanë...