Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA, ylli më i njohur i TikTok-ut në botë arrestohet për shkak të një vize të skaduar
👁6885
Ylli më i njohur i TikTok në botë, u arrestua nga autoritetet amerikane të imigracionit sepse viza e tij kishte skaduar. Kambi Lame, u arrestua të premten dhe u vendos në paraburgim të përkohshëm përpara se të lejohej të largohej nga vendi, njoftuan autoritetet amerikane të shtunën. “ICE arrestoi 25-vjeçarin Kambane “Kambi” Lame, një shtetas italian, më 6 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reed në Las Vegas, Nevada, për një shkelje të vizës së emigracionit”, tha agjencia në një deklaratë dërguar AFP-së. Kambi Lame mbërriti në SHBA më 30 prill dhe viza e tij kishte skaduar, tha deklarata e ICE....