SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

SHBA vendos sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi sanksione ndaj katër gjyqtareve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke i akuzuar ato për “abuzim me pushtetin” dhe për hetime të njëanshme që, sipas SHBA-ve, shënjestrojnë padrejtësisht Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Gjyqtaret e përfshira në vendimin sanksionues janë Solomy Balungi Bossa (Ugandë), Luz del Carmen Ibáñez Carranza (Peru), Reine Adélaïde Sophie Alapini Gansou (Benin), Beti Hohler (Slloveni). Dy prej tyre kanë autorizuar hetime ndaj zyrtarëve izraelitë për veprimet në Gaza, përfshirë një urdhër arresti për Kryeministrin Benjamin Netanyahu, ndërsa dy të tjerat kanë mbështetur hetime për veprimet e forcave amerikane në Afganistan....
Burimi: Javanews.al