Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA, u njoftuan për të shuar zjarrin, vriten 2 zjarrfikës plagosen disa të tjerë, gjendet i vdekur edhe agresori
Dy persona, që besohet të jenë personel zjarrfikës, u qëlluan për vdekje dhe të tjerë u plagosën ndërsa po i përgjigjeshin një njoftimi ndaj një zjarri të rënë në Coeur d’Alene, Idaho. Edhe një burrë i pajetë me një armë pranë tij u gjet nga ekipet SWAT në Idaho, pas një incidenti të rëndë në zonën malore të Coeur d’Alene. Autoritetet nuk e konfirmuan menjëherë nëse burri i gjetur i vdekur është autori i sulmit, por pas gjetjes së trupit të tij, masat e sigurisë dhe kufizimet në zonë u hoqën. Sherifi i Qarkut Kootenai, Robert Norris, kishte deklaruar më...