SHBA/ Trump pret Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më 7 korrik

SHBA/ Trump pret Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më 7 korrik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën e ardhshme, më 7 korrik, raportoi sot faqja amerikane e lajmeve Axios, duke cituar një zyrtar izraelit. Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti amerikan bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, e cila ka zgjatur për më shumë se 20 muaj. Ndërkohë, një këshilltar i kryeministrit Netanyahu pritet të zhvillojë bisedime në Uashington, të fokusuara në arritjen e një armëpushimi, situatën në Iran dhe mundësinë e përfundimit të marrëveshjeve diplomatike midis Izraelit dhe vendeve të rajonit. Syri.net-CNN.gr
Burimi: Syri.net