SHBA/ Trump përuron flamurin  gjigant të vendosur në Shtëpinë e Bardhë

SHBA/ Trump përuron flamurin gjigant të vendosur në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot flamurin e ri gjigant të vendosur në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e inaugurimit të flamurit me përmasa 30 metra i lartë, merrnin pjesë zyrtarë të administratës dhe familjarë të tij. Lajmi për vendosjen e flamujve të rinj u njoftua nga presidenti amerikan, Donald Trump 2 muaj më parë. “Po vendosim një flamur të bukur amerikan, thuajse 30 metra i lartë, nga kjo anë dhe një tjetër nga ana tjetër. Dy flamuj, të klasit të parë”, u shpreh Trump për gazetarët, pak pas analizimit të oborrit verior të Shtëpisë së Bardhë.
Burimi: Syri.net