SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Damaskut të tërheqë trupat e tij nga Swedia me qëllim qetësimin e situatës. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë siriane të tërheqë ushtrinë e saj, në mënyrë që të lejojë të gjitha palët të ç’tensionojnë situatën”, ka thënë Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce, pas përplasjes së trupave qeveritare dhe luftëtarëve vendas dhe Druze në qytet. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv