“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të
Ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për një realitet të ri të sigurisë, ku mbështetja amerikane nuk mund të konsiderohet më e garantuar. Sipas tij, vendet evropiane duhet të mësojnë të mbështeten më shumë te kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe të kuptojnë se si të përballojnë kërcënimin rus në afatgjatë. Në një intervistë për mediat italiane, Kuleba, i cili drejtoi diplomacinë ukrainase nga viti 2020 deri në vitin 2024, vuri në pikëpyetje gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur Evropën në rast të një përshkallëzimi të konfliktit me Rusinë. “Formalisht, SHBA-të janë ende aleate të Ukrainës dhe Evropës. Por pyetja e vërtetë është nëse ushtarët amerikanë do të vdesin për Evropën. Mendoj se për momentin përgjigjja...
Burimi:
javanews.al